Trajneri Julian Nagelsmann (1987) është larguar nga Bayern Munich, ndërsa në vendin e tij është vendosur Thomas Tuchel (1973).

Kampionët rekordmen gjerman e konfirmuan ndryshimin në stol këtë të premten në mbrëmje.

FC Bayern Munich ka liruar trajnerin Julian Nagelsmann. Kryetari i bordit, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiq, kanë marrë këtë vendim në koordinim me presidentin Herbert Hainer”.

Ai kishte edhe kontratë deri më 30 qershor 2026 me pagë rreth 8 milionë euro në vit plus bonuset kështu që sipas mediave gjermane klubi bavarez ky largim i kushton rreth 27 milionë euro.

Nagelsmann do të pasohet nga Thomas Tuchel. Tuchel ka një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe do të udhëheqë stërvitjen për herë të parë të hënën”, – thuhet në njoftimin e klubit.

Nagelsmann kishte ardhur te Bayern Munich në vitin 2021, pas aventurave të suksesshme te Hoffenheim dhe RB Leipzig.

Në anën tjetër Tuchel ishte pa ekip që kur u largua nga Chelsea.