Mbrojtësi i djathtë Alvaro Odriozola (1995) është lojtari më i ri i ekipit gjerman, Bayern Munich.  Dje (e martë) gjatë ditës u raportua për një marrëveshje mes dy skuadrave për shërbimet e mbrojtësit spanjoll në një huazim të thjeshtë 6 muaj pa të drejtë blerjeje.

FC Bayern Munich ka nënshkruar Alvaro Odriozola si huazim nga kampionët spanjollë të rekordeve Real Madridin deri në fund të këtij sezoni. Pasi kaloi testet mjekësore, mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar ka nënshkruar kontratën e tij në Sabener Strase dhe do të fillojë stërvitjen me Bayern sot”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Odriozola iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2018 nga Real Sociedadi për 34 milionë euro dhe fitoi Kupën e Botës për Klube me Los Blancos në sezonin e tij të parë.

Ai ka bërë 4 ndeshje për Kombëtaren Spanjolle dhe ka shënuar 1 gol.