Mbrojtësi i majtë Ben Chilwell (1996) ka kaluar nga Leicester City te Chelsea për 50 milionë stërlina (55 milionë euro). Ai ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me blutë e Londrës.

Anglezi Chillwell është një nga lojtarët më të mirë në vitet e fundit në pozicionin e tij, duke zhvilluar 120 paraqitje për Leicester Cityn në Ligën Premier, që kur debutoi 18 vjeçar në tetor 2015. Në sezonin e fundit në “King Power Stadium” ai u luajti në 33 ndeshje për skuadrën e Brendan Rodgers, duke shënuar 3 gola.

Jam i lumtur që po bashkohem me Chelsea në këtë kohë shumë emocionuese për klubin. Mezi po pres të jem pjesë e kësaj skuadre të re, dinamike të udhëhequr nga Frank Lampard ndërsa sfidojmë për suksese sezonin e ardhshëm. Nuk mund të pres që të filloj dhe shpresoj se nuk do të kalojë shumë përpara se të luajmë para tifozëve të Chelsea në Stamford Bridge”, ka thënë lojtari në prezantimin e tij.