Andreas Schjelderup (2004) është një shtesë e re në ekipin profesionist të futbollit të Sport Lisboa e Benfica.

Sulmuesi anësor norvegjez, u transferua nga skuadra daneze Nordsjaelland për 14 milionë euro, ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në 30 qershor 2028.

“Sapo dëgjova për interesimin e Benfikës, ishte një nga ditët më të mira të jetës sime. Mendimi im i vetëm ishte të dëshiroja të vija këtu dhe të luaja për këtë klub të madh, para tifozëve fantastikë. Kur babai im më tha për interesimin e Benfica-s, u emocionova shumë. U përpoqa të ruaja qetësinë dhe të mos emocionohesha shumë. Tani  që jam këtu, mund të jem më i qetë. Kam mbërritur në një nga klubet më të mira në botë, është një ndjenjë fantastike. Një ndjenjë e pabesueshme. Dua të jem një lojtar i rëndësishëm për klubin, dua të zhvillohem këtu, të njoh Benfica-n, qytetin e Lisbonës dhe tifozët e saj. Dua të jem pjesë e familjes Benfiquista dhe jam shumë i emocionuar. Unë jam një lojtar i ri, me ambicie dhe dua të jap maksimumin për Benfikën. Kërkoj të fitoj tituj për klubin. Qëllimi është të fitojmë”, – deklaroi Andreas Schjelderup.