Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e spanjollit Borja Valero (1985) nga Interi. Mesfushori u largua pas 3 vitesh me zikaltërit dhe u rikthye tek klubi vjollcë.

Valero kaloi 5 sezone tek Fiorentina, nga viti 2012 deri në 2017. Mesfushori do veshë fanellën me numër 6.