Gianluigi Buffon (1978) dhe Giorgio Chiellini (1984) kanë vazhduar zyrtarisht kontratat e tyre me Juventusin deri në qershor të vitit 2021.
Marrëvëshjet e kaluaras do të skadonin më 30 qershor, por u vendos që të dy do të vazhdonin kontratat.
Kapiteni Chiellini do të mbush 36 vjeç në gusht, ka qenë në skuadrën e Zonjës së Vjetër që nga viti 2005, duke bërë 509 paraqitje për klubin, dhe duke shënuar 36 gola.
Nga ana tjetër portieri Buffon ka 669 ndeshje në fanellën e Bianconerëve që kur arriti nga Parma në vitin 2001.
Kishte kaluar një vit në Francë me Paris Saint-Germain në sezonin 2018-19, por ai u kthye ‘në shtëpi’ sezonin e kaluar.