Mattia Caldara i është bashkuar zyrtarisht Atalantas në huazim 18-mujor falas me mundësi blerje për 15 milionë euro, duke i dhënë Milanit një përqindje për çdo transferim të ardhshëm.

Mbrojtësi i ka kryer testet mjekësore dje (e shtunë) dhe ka nënshkruar kontratën këtë mëngjes.

“Një përfaqësues i vërtetë i shpirtit të Bergamos, Mattia kthehet në zikaltër pas dy vjetësh me qëllim të shkrimit të faqeve më të mrekullueshme në tregimin e tij te Atalanta. Mirësevini në shtëpi, Mattia!”, shkruhet në komunikatën e Atalantas.

Caldara ishte transferuar te Milani përmes Juventusit në verën e vitit 2018, por bëri vetëm 2 paraqitje për ta në të gjithë garat për shkak të 2 dëmtimeve të rënda.