Klubi anglez, Chelsea është i lirë të transferojë futbollistë nga sezoni i transferimeve të Janarit, pasi FIFA ka vendosur t’ia përgjysmojë dënimin.
Chelsea është dënuar në shkurt nga FIFA me një ndalesë transferimesh për dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave rreth transferimit të të miturve.
Dënimi i vendosur nga FIFA parashihte që Blutë e Londrës të mos munden të transferojnë lojtarë në afatin e kaluar të verës dhe të dimërit.
“Chelsea është i lirë të nënshkruajë lojtarë nga janari pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport përgjysmoi ndalesën e transferimit të klubit”, thuhet në njoftimin e publikuar Gjykata e Arbitrazhit për Sport.