Mesfushori argjentinas Enzo Fernandez (2001) prezantohet zyrtarisht te Chelsea. Chelsea ka paguar 121 milionë euro për afrimin e fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën, me një kontratë deri në 30 qershor 2031.

Klubi londinez e ka bërë mesfushorin argjentinas transferimin më të shtrenjtë në histori të Ligës Premier, rekord ky që mbahej nga Jack Grealish i Manchester Cityt (nga Aston Villa për 117 milionë euro).

Blutë do ta paguajnë këtë shifër në gjashtë këste, ndërsa i pari do të jetë 45 milionë euro, ndërsa të tjerët mbi 15 milionë euro.

Afro 40 milionë euro kanë shkuar në llogarinë e River Plates që kishte në klauzlolë të përshirë shitjen e radhës së lojtarit (e cila tani shkoi në 45 milione euro ne total), e pjesa tjetër shkon te Benfica.

Enzo do të jetë pjesa kyçe e projektit të Chelseat, derisa Blutë kanë realizuar vetëm në këtë afat tetë prurje të reja – përfshirë argjentinasin.