Klubi londinez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Romeo Lavia (2004) nga Southamptoni.
Transferimi i belgut i ka kushtuar Chelseas plot 53 milionë stërlina (62.1 milionë euro), plus bonuse deri në 5 milionë stërlina (5.9 milionë euro) te tjera.
Ai ka firmosur një kontratë shtatëvjeçare deri në 30 qershor 2030 do ta mbajë fanellën me numër 45.
Blutë kanë vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror, pasi duan të kthehen konkurrues pas një sezoni të dështuar që i la pa pjesëmarrje në garat evropiane.
Pasi transferuar Moises Caicedo para disa ditësh, klubi nga Stamford Bridge ka konfirmuar edhe transferimin e mesfushorit tjetër, Romeo Lavia, i cili vjen nga Southampton.
“Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit Romeo Lavia nga Southampton. 19-vjeçari ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare në Stamford Bridge dhe forcon më tej skuadrën e Mauricio Pochettino”, – thuhet në njoftim.