Chelsea ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit anësor, Cole Palmer (2002) nga Manchester City në një transferim që thuhet se ka kushtuar rreth 47 milionë euro.
Anglezi ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare deri në 30 qershor 2030 me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Blutë e Londrës kanë vazhduar me përforcime edhe në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, duke blerë njërin nga talentët më të mëdhenj anglez i cili do të mbajë fanellën me numrin 20.
“Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e reprezentuesit anglez U-21, Cole Palmer nga Manchester City. Palmer ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare – me një opsion klubi për një vit tjetër dhe do të bashkohet me skuadrën e Mauricio Pochettino përpara ndeshjes sonë me Nottingham Forest në Premier League”, – thuhet në njoftimin e Chelseas.