Chelsea ka njoftuar zyrtarisht emërimin e legjendës, Frank Lampard (1978), deri në fund të sezonit si trajner i përkohshëm.

Blutë e Londrës e shkarkuar javën e kaluar trajnerin Graham Potter pas rezultateve të dobëta në thuajse gjysmë sezoni.

Megjithatë, drejtuesit e klubit londinez nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë gjetur shpejt pasuesin e tij. Chelsea ka vendosur të emëroj një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit dhe jo një trajner me kontratë disavjeçare.

Bëhet fjalë për legjendën e klubit, Lampard, i cili e drejtoi ekipin para disa vitesh nga 4 korrik 2019 deri më 25 janar 2021.

Chelsea FC njofton se Frank Lampard është emëruar trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit”, – thuhet në njoftimin e Bluve.

“Vendim i lehtë për mua, ky është klubi im. Unë jam gjithashtu një person shumë praktik.
Kam qenë në një rrugë tjetër që kur u largova nga Chelsea, por të kthehem kur të më kërkohet dhe të kthehem me besimin se mund të ndihmoj deri në fund të sezonit.
Jam i kënaqur që kam mundësinë dhe jam mirënjohës. Unë e kuptoj mirë skuadrën, terrenin stërvitor, stadiumin dhe tifozët dhe do të bëj më të mirën”, – deklaroi anglezi.

Persona si Julian Nagelsmann dhe Luis Enrique janë lidhur me një rol të përhershëm në Chelsea, së bashku me ish-trajnerët Jose Mourinho dhe Antonio Conte.