Sulmuesi Javier Hernandez ‘Chicharito’ (1988) zyrtarisht ka kaluar te Los Angeles Galaxy.

Meksikani u largua nga Sevilla, për të kaluar te skuadra amerikane për një shumë rreth 10 milionë euro.

Chicharito është shprehur shumë i lumtur me kalimin e tij në MLS, duke e konsideruar si mundësinë më të mirë.

Ishte koha e duhur, mundësia më e mirë. Jam shumë i lumtur që iu bashkova një klubi si La Galaxy, mezi pres të fillojë të luajë këtu”, ka thënë ai.

Kontrata e tij do të skadonte në vitin 2022 te skuadra spanjolle, por që vendosi të kalonte në Amerikë.