CFR Cluj ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ermal Krasniqit (1988) nga Ballkani për 200 mijë euro.
Anësori malishevas është transferuar nga kampion i Superligës së Kosovës te skuadra rumune dhe ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2026.
“Klubi CFR Cluj dhe FC Ballkani, ish-kundërshtarët tanë nga grupet e Ligës së Konferencës, kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi. Mesfushori sulmues 24-vjeçar ka luajtur në tre sezonet e fundit e gjysmë te FC Ballkani, skuadër për të cilën ka bërë 105 paraqitje. Në fanellën e kampionit nga Kosova, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime vendimtare. Forma e mirë në sezonet e fundit e sollën në vëmendjen e përfaqësueses së parë të shtetit të Kosovës, në fillim të vitit 2022, në fillim të një takimi të parë në kombëtare”, – thuhet në njoftimin e tyre.