Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se Mattia de Sciglio (1992) është larguar nga Allianz Stadium për të kaluar si i huazuar te Lyoni.

Mbrojtësi italian ka kaluar tri sezone te Biankonerët, duke fituar tre Serie A, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

“Mbrojtyësi që arriti në verën e vitit 2017, do të vazhdojë karrierën e tij te Olympique Lyonnais, aty ku ai do të luajë si i huazuar në këtë edicion që sapo ka startuar”, thuhet në njoftimin e Zonjës së Vjetër.

De Sciglio ka edhe dy vite kontratë te Juventusi, marrëveshja e njëjtë kur kaloi nga Milani për 12 milionë euro në vitin 2017.

27-vjeçari ka luajtur në 62 ndeshje për skuadrën italiane, duke shënuar 1 gol.