Sulmuesi portugez Diogo Jota (1996) është bashkuar me Liverpool në një transferim nga Wolverhampton me vlerë 45 milion stërlina (50 milionë euro)

Diogo Jota ka firmosur një kontratë pesëvjeçare është i bindur se ai ka atë që duhet për të hyrë në formacionin titullar të Liverpoolit pasi nënshkroi lëvizjen e tij nga Wolverhampton të shtunën.

Sulmuesi thotë se ai pret të mësojë nga treshja e famshme sulmuese e Liverpool Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane, dhe gjithashtu ndjen se ai mund t’i largojë një ata nga formacioni titullar.

Ai deklaroi: “Ata janë lojtarë të klasit botëror. Çdo ndeshje, ata përpiqen të fitojnë. Ata shënojnë shumë gola dhe punojnë së bashku. Unë dua të jem një pjesë tjetër për t’u bashkuar me ata të tre. Kjo është ajo që unë do të bëj. Ata padyshim që janë më me përvojë se unë, kështu që faza e parë është të lidhesh me ta, të mësosh nga ta. Shpresoj se mund të jem një ndihmë e mirë për ta dhe klubin për të fituar ndeshje“.