Chelsea ka njoftuar nënshkrimin e Edouard Mendy (1992) nga Rennes, me portierin që  nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare në një transferim me kosto prej 22 milion stërlinash (25 milion eurosh).

Pas njoftimit zyrtar të enjten në mëngjes, lojtari i lindur në Francë, por që luan për përfaqësuesen e Senegalit pranoi se ishte një ëndërr e vërtetë të nënshkruante për një klub kaq prestigjoz.

Jam shumë i ngazëllyer që do të bashkohem me Chelsean. Është një ëndërr për mua të jem pjesë e kësaj skuadre emocionuese dhe të punoj me Frank Lampard dhe të gjithë stafin e tij stërvitor. Unë mezi pres që të takoj shokët e mi të ekipit dhe mezi pres të filloj.”, – deklaroi portieri 198 cm i gjatë.