Mesfushori Emre Can (1994) zyrtarisht i është bashkuar Borussia Dortmundit.
Klubi gjerman përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale ka njoftuar se e kompletoi transferimin e lojtarit.
Emre Can u transferua te Juventusi si lojtar i lirë nga Liverpooli, mirëpo nuk arriti të kishte hapësirë nga ardhja e Adrien Rabiot dhe Aaron Ramseyt.
Kështu, në këtë sezon transferimesh mesfushori vendosi të kalonte te Borussia Dortmund për një shumë rreth 30 milionë euro.