Everton nënshkroi me Ben Godfrey (1998) nga Norwich City për një shumë prej 25 milion stërlinash (28 milionë euro) dhe qendërmbrojtësi duket i ngazëllyer që po transferohet në Goodison Park.

Anglezi firmosi një kontratë deri në qershor 2025 teksa është nënshkrimi i pestë i Everton në këtë sezon ttansferimesh dhe bashkohet me Toffees në një kohë kur ata qëndrojnë në krye të tabelës së Premier League.