Humbja në derbin e qytetit ndaj Liverpoolit i ka kushtuar vendin e punës, trajnerit të Evertonit, Marco Silva (1977).

Portugezi është shkarkuar zyrtarisht nga klubi për shkak të rezultateve të dobëta duke patur parasysh faktin që Everton ka aktualisht në renditje teksa pas 15 javësh në kampionatin anglez pozicionohet në vendin e 18-të me 14 pikë.

Për momentin drejtimin e Evertonit do ta marrë ish-sulmuesi i kësaj skuadre, skocezi Duncan Ferguson (1971) i cili do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseas.

Klubi ndërkohë ka bërë me dije se po punon për të gjetur sa më shpejt trajnerin e ri.