Mesfushori i Manchester United, braziliani Fred (1993), ka përfunduar një transferim te skuadra turke Fenerbahce për 9.7 milionë euro (8.62 milionë stërlina me 5.3 milionë euro shtesë (4.31 milionë stërlina) në bonuse të mundshme.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027 me klubin turk dhe do të mbajë fanellën me numrin 35.

Braziliani, i cili iu bashkua Manchester United nga Shakhtar Donetsk për 47 milionë stërlina në 2018, e quajti kohën e tij në Old Trafford “një ëndërr të vërtetë”.

Kam jetuar ëndrrën për të veshur fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë
Duke kaluar ulje-ngritje, largohem me bindjen se kam dhënë gjithmonë maksimumin në të gjitha seancat stërvitore dhe ndeshjet.
Ishin pesë vite të një ëndrre të vërtetë për mua dhe familjen time. Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës për mundësinë. Përgjithmonë një i kuq!”, – tha Fred për MUTV

Fredit iu tha se ai nuk ka gjasa të luajë një rol të rëndësishëm në skuadrën e menaxherit të United Erik ten Hag këtë sezon.

Rivalët e Fenerbahçes në Stamboll, Galatasaray dhe skuadra e Premierligës, Fulham, ishin mes klubeve të tjera që kishin shprehur interes për lojtarin.

Kontrata e Fredit në Old Trafford ishte planifikuar të skadonte verën e ardhshme.

Ai bëri 56 paraqitje për United sezonin e kaluar dhe shënoi gjashtë gola teksa ndihmoi skuadrën e Ten Hag të përfundonte në vendin e tretë në Premier League për të siguruar një rikthim në Ligën e Kampionëve.

Në përgjithësi, ai luajti 139 herë për klubin në ligën më të mirë, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 7 asistime.

“Jam shumë i lumtur që vij në klubin më të madh të Turqisë me një histori kaq të madhe. Edhe unë dua të jem pjesë e kësaj historie.
Përshtypjet e mia të para janë shumë të mira dhe pozitive. Të gjithë në klub më bënë të ndihem shumë i mirëpritur. Edhe për këtë isha tepër i lumtur.
Unë gjithashtu dua të luaj shumë duke bërë më të mirën time, të fitoj të gjithë trofetë dhe të kontribuoj në të gjitha sukseset. Sigurisht, dua t’i bëj të lumtur tifozët.
Tani do të luaj për tifozët e Fenerbahçes në këtë fushë këtu. Nuk mund ta pres këtë. Tifozët e Fenerbahçes filluan të më mbështesin edhe para se të vija këtu. Do të bëj më të mirën time. Askush të mos dyshojë për këtë.” , – tha Fred për faqen e internetit të Fenerbahçes.