Klubi nga Drenasi, Feronikeli ka konfirmuar që ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e njohur Ilir Berisha që nga janari, gjë për të cilën sot (e premte) ka vënë firmën në kontratën me klubin.

Për Berishën ky është një rikthim në futbollin kosovar, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare, kryesisht në Suedi.

Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm dhe pritet t’i jap edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së Niklit.

28-vjeçari është akademi e klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës, ndërsa përveç bardhekaltërve ai ka luajtur me Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras.

Kujtojmë që Berisha më parë ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa ka edhe disa ndeshje me Kosovën.