Sulmuesi brazilian Gabriel Barbosa (1996) ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Flamengon, ku është transferuar nga Interi për një shumë prej 17 milionë eurosh.

Klubi fitues i Copa Libertadores e konfirmoi blerjen e brazilianit, ndërsa në rast të shitjes në të ardhmen, 20% të shumës do ta përfitojnë Nerazzurrët.

Sulmuesi ka qenë i huazuar te Flamengo që nga janari i vitit 2019 dhe ka kontribuuar me 34 gola në 43 paraqitje për këtë klub.

Interi e kishte huazuar edhe te Benfica në të kaluarën, ndërsa ai nuk kishte të ardhme te zikaltërit, prandaj klubi italian vendosi ta shesë.