Milot Rashica ka qenë objektivi kryesor i Galatasarayt për repartin ofensiv, por në fund nuk ia dolën të fitonin shërbimet e tij.
Rivali i tyre lokal Besiktas u tregua më i shpejtë dhe arriti ta transferojë reprezentuesin kosovar.
Kësisoj kampioni në fuqi i Turqisë nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur sulmuesin anësorë që do ta zëvendësojë Nicolo Zaniolon e shitur te Aston Villa.
Sulmuesi maroken Hakim Ziyech (1993) është futbollisti më i ri i Galatasarayt, pasi ai tanimë është zyrtarizuar te verdhekuqtë.
Ziyech i bashkohet Galatasarayt si huazim nga Chelsea për sezonin 2023/24 me klubin turk që e ka opsionin e blerjes në fund të sezonit.
Galatasaray ka njoftuar se gjatë këtij sezoni paga e marokenit do të jetë 3,5 milionë euro neto.