Galatasaray ka arritur një marrëveshje me futbollistin profesionist Nicolo Zaniolo (1999) dhe klubin e tij A.S.Roma S.r.l. për transferimin e lojtarit.
Rrjedhimisht, një tarifë përfundimtare e transferimit prej 15 milionë eurosh do t’i paguhet ish-klubit të futbollistit në këste të barabarta të shpërndara në 5 sezone, duke filluar nga 15 nëntori 2023.
Në rast se lojtari shitet në një klub tjetër në të ardhmen, 20% e fitimit të tarifës përfundimtare të transferimit do t’i paguhet A.S. Roma S.r.l.
Me futbollistin u nënshkrua një kontratë për 4.5 sezone deri më 30 qershor 2027.
Kështu, futbollistit italian do t’i paguhet paga neto prej 900 mijë euro për sezonin 2022-2023 dhe 2.75 milionë euro neto për sezonet e tjera.
Gjithashtu me A.S Roma S.r.l. është arritur marrëveshja që në vitin 2023 të organizohet një ndeshje miqësore ku të gjitha të ardhurat do t’u dhurohen viktimave të tërmetit.
Futbollisti italian do të veshë fanellën me numrin 17.