Galatasaray ka arritur një marrëveshje me futbollistin profesionist Tanguy Ndombele Alvaro (1996) dhe Tottenham Hotspur për transferimin e përkohshëm pa pagesë të lojtarit me opsion blerjeje për sezonin 2023-2024.

Opsioni i blerjes për francezin do të jetë 15 milionë euro dhe është rënë dakord që të paguhet me këste të vazhdueshme të shpërndara në 5 sezone, duke filluar nga viti 2025.

Për sezonin 2023-2024, lojtarit do t’i jepet një pagë sezonale neto prej 3,136 milionë euro”.

Francezi do të veshë fanellën me numrin 31.