Gaziantep ka bërë të ditur zyrtarisht se kanë transferuar sulmuesin Albian Ajeti (1997).
Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës është transferuar nga Celtic i Skocisë, për një shumë që raportohet të jetë mbi 600 mijë euro.
Lojtari me origjinë shqiptare ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër sezon.
“Klubi i futbollit Gaziantep ka arritur marrëveshje 1+1 vjeçare me sulmuesin zviceran Albian Ajeti.
Në ceremoninë e nënshkrimit ku mori pjesë edhe zëvendëspresidenti ynë Ibrahim Dicle, Ajeti nënshkroi kontratën zyrtare që e lidh atë me klubin tonë kuqezi.
I urojmë mirëseardhje Ajetit në klubin tonë dhe suksese nën stemën tonë”, – thuhet në njoftimin e klubit turk.