Genk ka bërë të ditur se e kanë transferuar edhe zyrtarisht qendërsulmuesin Andi Zeqirin (1999).

Futbollisti me origjinë shqiptare por që luan me lërfaqësuesen e Zvicrës u largua nga Brightoni, duke mos arritur të zë vend në skuadër. Ai kishte kaluar te skuadra angleze nga Lausanne Sport për 4 milionë euro, ndërsa nuk kishte arritur të tregonte cilësitë e tij.

Zeiqir ishte huazuar më pas te Baseli, ndërsa tani i është bashkuar Genkut për shumën e raportuar afro 3 milionë euro.

Numri 9 i yni i ri ka ardhur. Andi Zeqiri ka kaluar nga Brightoni dhe i bashkohet sulmit tonë. Ai nënshkruan kontratë deri në vitin 2026 (+1)”, – ka shkruar klubi belg.