Kandidati i vetëm për president të FIFA-s, Gianni Infantino (1970), është rizgjedhur me aklamacion për një mandat të ri deri në vitin 2027 në Kongresin e organizatës të mbajtur në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.

Tashmë është zyrtare. Infantino nuk largohet nga posti i presidentit dhe konfirmohet deri në vitin 2027 si i pari federatës botërore të futbollit.

Infantino ishte i vetmi kandidat, por gjatë kongresit të 73-të të FIFA-s që u mbajt sot (e enjte) në Kigali të Ruandës, ai u konfirmua me aklamacion dhe për këtë arsye do të qëndrojë në detyrë edhe për 4 vite të tjera.

Me marrjen e sotme të besimit, Infantino nis mandatin e dytë si president i FIFA-s.

Në fakt, ai u zgjodh për herë të parë në shkurt të 2016, duke pasuar Issa Hayatou, president i përkohshëm nga viti 2015 deri në vitin 2016 pas aktakuzës së presidentit të atëhershëm Joseph Blatter.

“Ju premtuam se do të rrisim të ardhurat e FIFA-s, se do t’i bënim më transparente, se do të kishim rifituar besimin e sponsorëve dhe se do të kishim krijuar Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë.
Jemi këtu për të ndihmuar futbollin të rritet. Thuhet se luhet shumë, por kjo nuk ndodh në shumë vende të botës. Ne kemi vendosur të arrijmë në buxhet 6.4 miliardë dollarë: kemi arritur në 7.5 dhe nuk i arrini këto shifra nëse nuk jeni një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë.
Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbronim futbollin, federatat tona dhe tifozët tanë në mbarë botën.
Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë, paqes, futbolli bashkon botën. Kur sheh pasionin për futbollin, duhet të bësh diçka: FIFA Kupa Arabe, për shembull, ishte një sukses”, – deklaroi – i pari i FIFA-s.