Hansi Flick do të mbetet përzgjedhës i kombëtares gjermane të futbollit, edhe pse katër herë ish-kampionët e botës përfunduan paraqitjen në Katar 2022 në fazën e grupeve.

Gjermania pësoi të njëjtën gjë që e kishte pësuar edhe në Rusis në vitin 2018.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi se Flick do të drejtojë ekipin kombëtar në Kampionatin Evropian 2024, të cilin Gjermania është vendase.

Flick u takua me presidentin e DFB, Bernd Neuendorf, dhe kreun e Bordit Mbikëqyrës të Ligës Gjermane të Futbollit (DFL) Hans-Joachim Ëatzke dhe u shpjegoi atyre se çfarë shkoi keq në Katar.

Ne të gjithë jemi të bindur se Kampionatin Evropian 2024 në tokën vendase është një mundësi e madhe për futbollin gjerman. Qëllimi ynë është ta kthejmë atë turne në një sukses sportiv. Ne kemi besim të plotë te Hansi Flick dhe besojmë se së bashku me ekipin e tij, ai do t’i përgjigjet me sukses kësaj sfide”, – ka thënë Neuendorf.

Edhe Flick u shpreh i bindur që do të kenë sukses në Euro 2024.

Unë dhe stafi im e shikojmë me optimizëm Kampionatin Evropian në vendin tonë. Si ekip mund të arrijmë shumë më tepër se sa treguam në Katar. Ne humbëm një mundësi të madhe atje. Do të nxjerrim një mësim nga kjo”, – ka thënë Flick.