Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic (1981) zyrtarisht është rikthyer tek ekipi italian AC Milan. Suedezi ka nënshkruar një kontratë 6-mujore me Milanin, me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit tjetër.

Në këto 6 muajt e parë, Ibrahimovic do të fitojë pagë prej 3,5 milionë euro deri në qershor 2020.

Ndërkohë në rast se do të vazhdoj kontratën për 1 vit tjetër, atëherë suedezi do të fitojë 5 milionë euro të tjera.

Me tu zyrtarizuar nga Milani, Ibrahimovic ka thënë se po kthehet tek një klub që e respekton shumë dhe një qytet që e do.

Po kthehem te klubi që respektoj jashtëzakonisht dhe te një qytet që e dua. Do të luftoj me shokët e skuadrës për të ndryshuar ecurinë e këtij sezoni dhe do të bëj çmos për të arritur objektivat”, ka deklaruar Ibrahimovic.