Interi ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin e ri të majtë, Carlos Augusto (1999), i cili vjen nga Monza në huazim 4.5 milionë euro me detyrimin për të blerë për 7.5 milionë euro plus bonuse deri në 4 milionë euro të tjera.
Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me pagë rreth 2.2 milionë euro në sezon në San Siro.
Braziliani bëri debutimin e tij në Serie A sezonin e kaluar duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 5 asistime në 35 ndeshje.