Anglezi Jesse Lingard (1992) është lojtari më i ri i skuadrës angleze West Ham United.

Mesfushori sulmues është huazuar nga Manchester United për 6 muaj tek skuadra londineze.

Ai këtë edicion kishte hapësira të pakta te Djajtë e Kuq dhe kjo ishte arsyeja që vendosi të largohej. Trajneri Ole Gunnar Solskjer nuk i kishte dhënë mundësi të luante më shumë se në 3 ndeshje.

Lingard është prezantuar te West Ham ku do ta veshë për pesë muajt e ardhshëm fanellën me numër 11 të klubit londinez.

Unë jam i ngazëllyer. Është një kapitull tjetër i ri në jetën time. Asgjë nuk është e garantuar, por unë kamë ardhur këtu për të punuar shumë dhe për të ndihmuar ekipin dhe për të sjell përvojën time. Ky është qëllimi im. Dua thjesht të shijoj futbollin tim dhe të kthehem duke luajtur përsëri”, ka deklaruar Lingard.