Sulmuesi portugez Joao Felix (1999)  është larguar nga Atletico i Madridit dhe është transferuar në huazim te Chelsea për 6 muajt e ardhshëm.

Klubi anglez ka paguar tarifën e huazimit prej 9.6 milionë stërlina (11 milionë euro) deri në fund të sezonit dhe marrëveshja nuk do të përfshijë një opsion për të blerë perfundimisht në qershor yllin portugez.

Chelsea do të paguajë edhe pjesën e rrogës prej 5.3 milionë stërlina (6 milionë euro) që do të marrë portugezi deri në fund të sezonit.

Sapo u transferua në huazim te Chelsea, Joao Felix tha:

“Chelsea është një nga skuadrat e mëdha në botë dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tyre, kështu që jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i emocionuar për të luajtur në Stamford Bridge.”

Ai do të mbajë fanellën me numrin 11.