Klubi i Futbollit Juventus S.p.A njofton se një marrëveshje me Atalanta B.C. S.p.A. për transferimin përfundimtar të të drejtave sportive të lojtarit Simone Muratore (1998) që është arritur për një shumë prej 7 milion € që paguhet në katër vite financiare.
Efekti ekonomik nga shitja e mesfushorit është pozitiv për rreth 6.8 milion €, pa shpenzime ndihmëse për ekipin bardhezi.
” Atalanta përfaqëson një mundësi të shkëlqyeshme për mua dhe unë synoj të jap maksimumin për të shlyer besimin që ka treguar shoqëria ndaj meje. Ajo që po bën Atalanta në kampionat dhe në Evropë shihet nga të gjithë, unë jam me të vërtetë i lumtur që do të vesh këtë fanellë. Tani mezi po pres që të filloj të punoj me Z. Gasperini dhe shokët e mi të rinj. “- tha Muratore në ditën e tij të parë në Zingonia.