KB Peja është bërë me trajner të ri, pak orë pasi ndau rrugët me trajnerin Can Sevim (1982).

Trajneri turk u largua për shkak të rezultateve të dobëta.

Klubi kosovar e ka zëvendësuar atë me trajnerin izraelit, Rami Hadar (1966).

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e të klubit pejan:

“KB Peja ka knaqësinë të njoftoj se ka nënshkruar me trajnerin e mirënjohur izraelit, Rami Hadar. Trajneri Hadar ka një përvojë të madhe në ligen izraelite dhe EuroLeague ku ka udhehequr ekipet më të medhaja izraelite si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula, Hapoel Be’er Sheva etj.
Përvoja e tij presim ti ndihmoj KB Pejës në muajt në vazhdim për të rikthyer ekipen në luftën për titull.”