Newcastle United ka njoftuar huazimin e Valentino Lazaros (1996) nga Interi për 6 muaj për 1.5 milionë euro me të drejtë blerjeje për 23.5 milionë euro.

Austriaku, i cili kryesisht luan në krahun e djathtë, ishte bashkuar me Interin nga Hertha Berlin në qershor.
Lazaro e ka nisur karrierën te RB Salzburg, ndërsa ka 28 ndeshje dhe 3 gola me Austrinë.

Ai do të veshë fanellën me numër 23 te Newcastle dhe është blerja e dytë e klubit në sezonin të janarit, pas Nabil Bentaleb, i cili u bashkua nga Schalke 04.

Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe nuk mund të pres që të takoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, të dal në fushën e stërvitjes dhe shpresoj të marrë shumë fitore në të ardhmen”, ka thënë Lazaro.