Leeds United është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e mbrojtësit Diego Llorente (1993). Spanjolli bashkohet me klubin anglez nga Real Sociedad i La Ligas për 20 milionë euro.

Mbrojtësi qëndror ka nënshkruar  një marrëveshje katër-vjeçare në Elland Road deri në verën e 2024. Llorente do të veshë fanellën me numrin 14 gjatë kohës që do të jetë në Leeds United.

Llorente filloi karrierën e tij në Real Madrid, duke bërë debutimin e tij në Bernabeu kundër Osasuna në qershor 2013.

Ai kaloi sezonin 2015-16 në Rayo Vallecano dhe në fund të sezonit u shpërblye me grumbullimin në përfaqësuesen e Spanjës në fitoren 3-1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Sezonin më pas ai u bashkua me Malagën si huazim, duke vazhduar të ndërtojë përvojën e tij në La Liga me 25 paraqitje.

Kjo bëri që Real Sociedad të lëvizte për të siguruar nënshkrimin e tij mbi një bazë të përhershme nga Real Madrid në qershor 2017, ku ai nënshkroi një marrëveshje pesë-vjeçare në Real Arena. Në Sociedad, Llorente bëri 88 paraqitje gjatë 3 sezoneve të fundit, duke shënuar 8 gola për klubin.

Deri më tani Llorente ka luajtur 5 ndeshje ndërkombëtare për Spanjën, me fitoren e tij të fundit 2-1 ndaj Rumanisë në maj 2019, ndërsa ai ishte në stol për 2 ndeshjet e tyre të fundit në shtator kundër Gjermanisë dhe Ukrainës.