Liverpool e ka zyrtarizuar ardhjen e mesfushorit Ryan Gravenberch (2002) nga Bayern Munich për 40 milionë euro.
Holandezi ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubi anglez dhe do të mbajë fanellën me numrin 38.
Gravenberch bëhet ardhja e katërt e kësaj verer për Reds, pasi sot kaloi testet mjekësore dhe finalizoi marrëveshjen.
Ai është produkt i sistemit të famshëm të akademisë së AFC Ajax, ku debutoi në moshën 16-vjeçare dhe fitoi tre tituj të Eredivisie.
Ai u largua nga Amsterdami duke bërë 103 paraqitje dhe dha 25 gola në të gjitha garat.
Gravenberch kaloi te Bayern Munich verën e kaluar ku u paraqit 33 herë gjatë sezonit 2022-23, duke fituar titullin e Bundesligës.
Liverpooli thuhet se ka paguar 45 milionë euro dhe janë edhe 5 milionë euro të tjera bonuse.
Jürgen Klopp ka ofruar këtë verë edhe Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai dhe Wataru Endo.