Liverpooli ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin sulmues të RB Salzburg, japonezin Takumi Minamino (1995).
The Reds e paguan klauzolën e lirimit të talentit japonez në vlerë 8.5 milionë euro, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp sapo të hapet sezoni i transferimeve i janarit.
Minamino ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2024 me Liverpoolin, pasi i kreu me sukses testet mjekësore të martën.