Mesfushori Ruben Loftus-Cheek (1996) i është bashkuar Fulhamit në formë huazimi njëvjeçar nga Chelsea, pasi që nuk është pjesë e ekipit të parë në Stamford Bridge.
Anglezi 24-vjeçar ka luajtur vetëm një herë në këtë fillimsezoni për Blutë, duke qenë se Frank Lampard nuk llogarit në shërbimet e tij.
Southamptoni ka qenë në garë për shërbimet e futbollistit anglez, mirëpo nuk ishte në gjendje t’ia jepte pagën e lartë.
“Jam vërtet i gëzuar që kam ardhur te fqinjët. E kam shikuar Fulhamin në fillim të sezonit dhe po bën futboll të mirë. Me këtë trajner, shpresoj të kthehen në formën time më të mirë”, ka deklaruar mesfushori.