Liverpooli ka njoftuar se Loris Karius (1993)  është dërguar në huazim njëvjeçar te Union Berlini ku do të mbajë fanellën me numrin 20.

Portieri gjerman kishte luajtur për skuadrën angleze në 49 ndeshje që kur kishte kaluar nga Mainzi në verën e vitit 2016.

Karius u kritikua për paraqitjen e tij në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2017, kur pësoi gola skandaloz kundër Real Madridit.

Kjo ndikoi që ai të dërgohej në huazim te Beshiktashi në vitin 2018, aty ku nuk arriti të gjente vetën edhe aq mirë, për t’u rikthyer te Liverpooli pas dy sezone të kaluara në huazim.