Lyon ka konfirmuar firmosjen me mesfushorin Bruno Guimaraes (1997) nga Athletico Paranaense, duke i dhënë fund shpresave të Arsenalit për të firmosur me mesfushorin ndërkombëtar të Brazilit Under-23.

Ekipi i Ligue 1 ka paguar 20 milion euro për 22-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë katër vite e gjysmë deri në verën e 2024.

Marrëveshja gjithashtu përfshin një klauzolë që do të shohë Lyonin t’i paguajë Athletico Paranaenses 20 % të fitimit për çdo transferim të ardhshëm.