Manchester City ka njoftuar zyrtarisht se ka transferuar mesfushorin Matheus Nunes (1998) nga Wolverhampton Wanderers për 62 milionë euro.

Portugezi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri më 30 qershor 2028.

Qytetarët kanë vazhduar me përforcime edhe në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Pas transferimeve të Mateo Kovacic, Josko Gvardiol dhe Jeremy Doku, City ka konfirmuar edhe një transferim të madh.

Bëhet fjalë për mesfushorin portugez, Nunes, i cili është transferuar gjatë ditës së sotme nga wolves.

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Matheus Nunes nga Wolverhampton Ëanderers në një marrëveshje pesëvjeçare”, – thuhet në njoftim.

“Sigurisht që jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ëndërr e bërë realitet, gjithmonë kam dashur të luaj për një klub të madh në Angli dhe këtë vit Zoti më bekoi me këtë.

Pra, jam shumë i lumtur, shumë i emocionuar dhe mezi pres të filloj.

Në fakt mendoj se kur mësova për herë të parë se City ishin të interesuar për mua, nuk u mendova dy herë. Jam shumë i lumtur që jam këtu.Ka shumë faktorë për nënshkrimin, të jem në Champions sigurisht, dua të them, është e mahnitshme për mua të mendoj të vij këtu. Po ashtu edhe trajneri. Dua të them se është një klub i madh, ka shumë nga më të mirat që mund të merrni, mundësitë më të mira, strukturën më të mirë. Kështu që unë mendoj se ka shumë faktorë që ndikuan në vendimin tim për të ardhur këtu.” ,  deklaroi Nunes.