Manchester United e ka prezantuar nënshkrimin e fundit, Bruno Fernandes (1994), që vjen nga Sporting Lisbona.

Mesfushori ka kushtuar 55 milionë euro pagesë menjëherë plus 25 milionë euro në bonuse të ndryshme dhe ka nënshkruar një kontratë për pesë vjet e gjysmë.

25 vjeçari portugez ka shënuar me 63 gola në 137 ndeshje për Sportingun.
Ai ka kuajtur edhe 19 herë me fanellën e përfaqësues portugeze.

Dashuria ime ndaj Manchester United filloi kur e shihja Cristiano Ronaldon, dhe që atëherë kam qenë një tifoz i madh i këtij klubi të shkëlqyeshëm. Për mua që tani të luaj për Manchester United është ndjenjë e papërshkrueshme, kam punuar shumë për të arritur deri në këtë moment dhe mund t’u premtoj tifozëve se do të jap gjithçka që të na sjellë më shumë sukses dhe trofe”, ishin fjalët e tij të para si futbollist i Manchester Unitedit.