Florian Loshaj (1996) është larguar nga skuadra polake Cracovia pas dy vitesh qëndrim.  Mesfushori kosovar shkëputi kontratën me klubin polak ditë më parë dhe karrierën do ta vazhdoj në Turqi, në elitën e futbollit turk te skuadra Istanbulspor ku u transferua me parametër zero.

Loshaj ka nënshkruar një kontratë afatgjate me skuadrën nga Stambolli për 4,5 vite dhe do të jetë pjesë e verdhezinjve deri në verën e vitit 2027.

Transferimi ynë i ri Florian Loshaj u bashkua me presidentin tonë Ecmel FAik Sarialioglu. Ai ka nënshkruar kontratë 4,5 vjeçare”, – thuhet në njoftimin e klubit turk.

Përfaqësuesi kosovar te Istanbulspori i bashkohet kolonisë së shqiptarëve pasi aty janë edhe Jetmir Topalli, Eduardo Rroca, Valon Ethemi e Sindrit Guri.