Reali i Madridit e ka plotësuar blerjen e yllit të ri brazilian, Reinier (2002), që ishte edhe blerja e vetme e klubit në sezonin e janarit.

Mesfushori me tipare sulmuese Reinier Jesus Carvalho ka mbërritur në Madrid, ku ka bërë dhe prezantimin e tij zyrtar.
Ai u shpreh i lumtur që është bashkuar me Real Madridin, klubin që e ka dashur që i vogël.

Po e jetoj një ëndërr të fëmijërisë, dua të bëhem pjesë e historisë së këtij klubi. Sot është një ditë shumë e lumtur për mua. Hala Madrid! Më bëhet qejfi që më krahasojnë me Kakanë. E kam takuar dhe i kam kërkuar këshilla”, ka thënë ai në paraqitjen e parë si lojtar i Real Madridit.