AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Luka Jović (1997) në një transferim të përhershëm nga Fiorentina me parametër zero.

Sulmuesi serb ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2024 me pagë 3.5 milionë euro në vit.

I lindur në Loznicë më 23 dhjetor 1997, Luka përparoi në radhët e të rinjve të Crvena zvezda, për të cilën ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 28 maj 2014 kundër Vojvodinës. Ai ka shënuar 13 gola në 48 paraqitje për Crvena zvezda. Në shkurt 2016, ai u transferua te Benfica, ku luajti për një sezon përpara se të bashkohej me Eintracht Frankfurt. Në total, ai luajti 75 herë për skuadrën gjermane dhe shënoi 36 gola. Më 4 qershor 2019, Luka nënshkroi për Real Madridin (dy gola në 32 paraqitje), pas së cilës u kthye në Eintracht si huazim në janar 2021 (18 paraqitje, katër gola). Pas kësaj periudhe huazimi, ai u kthye në Madrid për sezonin 2021/22 (19 paraqitje, një gol). Në korrik 2021, Jović u transferua te Fiorentina, ku gjeti rrjetën 13 herë në 50 ndeshje.

Në nivel ndërkombëtar, Joviq ka shënuar 10 gola në 30 paraqitje për Serbinë.

Luka Jovic do të mbajë numrin 15 te Milani.