Sulmuesi Ante Rebic (1993) është zyrtarisht një futbollist i Milanit pas huazimit një vjeçar.

Sulmuesi kroat iu bashkua Milanit si huazim një vjeçar, teksa në Frankfurt shkoi me formulën e njëjtë portugezi Andre Silva (1995).

Milan dhe Frankfurt kanë vendosur që të shkëmbejnë përfundimisht lojtarët, ku klubi gjerman është detyruar të paguajë edhe 9 milionë euro më shumë.

Rebic ka nënshkruar tani kontratë afatgjate me Milanin deri në qershor të vitit 2025.

Rebic shkëlqeu në edicionin e tij të parë duke shënuar 12 gola në 30 paraqitje, gjë që e përfundoi edicionin si golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Edhe Andre Silva në anën tjetër ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2023 me Frankfurtin, pasi portugezi bëri sezon të madh me klubin gjerman.