Milani ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Marco Pellegrino (2002) nga skuadra argjentinase Club Atletico Platense.
Argjentinasi ka nënshkruar kontratë me Rossonerët deri në 30 qershor të vitit 2028.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Marco Pellegrino në një transferim të përhershëm nga Club Atletico Platense. Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2028.
I lindur në Buenos Aires, Argjentinë, më 18 korrik 2002, Marco u zhvillua në radhët e të rinjve të Platense, për të cilin ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 23 mars 2023 dhe shënoi një herë në 17 paraqitje.
Marco Pellegrino do të mbajë fanellën me numrin 31”, – thuhet në komunikatën e klubit italian.